MOSKË – Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Rusi, ku Vladimir Putin është favorit për të marrë një mandat të katërt.
UASHINGTON – Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier në Ushington për të diskutuar për tarifat doganore të presidentit Trump.
PEKIN – Asambleja Kombëtare Popullore (ANP), Parlamenti kinez, pritet t’i japë një mandat të dytë kryeministrit Li Keqiang.
JOKOSUKA (Japoni) – Kryeministri japonez, Shinzo Abe pritet të zhvillojë një fjalim me rastin e dhënies së diplomave nga Akademia kombëtare e Mbrojtjes.
GJENEVË – Presidenti indipendentist katalanas, Carles Puigdemont, merr pjesë në debatin për çështjen e vetëvendosjes, në kuadër të edicionit të 16-të të Festivalit të Filmit dhe të Forumit Ndërkombëtar mbi të Drejtat e Njeriut (FIFDH) në Gjenevë./G.S






















