Ballina Bota

COVID-19 – Polonia konfirmon përdorimin e gjithë vaksinave të saj AstraZeneca

VARSHAVË, 18 mars /ATSH-PAP/ – Polonia nuk po konsideron asnjë skenar që përfshin asgjësimin e vaksinave të AstraZeneca, deklaroi kreu i Agjencisë Kombëtare të Rezervave (ARM).

Në një intervistë me të përditshmen polake “Dziennik Gazeta Prawna” (DGP), Michal Kuczmierowski shpjegoi se dyshimet kishin të bënin vetëm me një seri të vaksinës AstraZeneca, e dërguar në mes të shkurtit, që u bllokua nga disa vende.

Kuczmierowski vuri në dukje se pezullimi i dërgesave në vendet e tjera nuk nënkuptonte se dërgesat drejt Polonisë janë në rritje.

“Gjërat nuk funksionojnë në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu i tha gazetës se prodhuesit duhet të njoftojnë në prill se planifikojnë të japin rreth 5 milionë doza.

“Koha do të tregojë se sa të besueshme do të jenë këto deklarata”, tha ai./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – G7: Nuk do ta njohim aneksimin e Krimesë nga Rusia
Artikulli tjetërBRUKSEL – Agjencia Europiane e Barnave: AstraZeneca e sigurtë dhe efektive