Ballina Bota

KANADA – Vaksina AstraZeneca rekomandohet për moshat mbi 65 vjeç

OTAVA, 16 mars /ATSH-AFP/ – Komiteti shkencor që këshillon qeverinë e Kanadasë për vaksinimin zgjeroi sot rekomandimin e tij për përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për personat e moshës mbi 65 vjeç .

Ky është një ndryshim i qëndrimit për Komitetin Këshillues Kombëtar për Imunizimin (NACI), i cili, në fillim të marsit, rekomandoi në vend që të kufizonte përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat nga 18 deri në 64 vjeç.

NACI theksoi në një njoftim për shtyp se kishte marrë parasysh tre studime të fundit mbi efektivitetin e vaksinës “në një situatë reale” për të mbështetur këtë ndryshim në rekomandim.

“Komiteti fillimisht kishte kufizuar përdorimin e vaksinës për personat e moshës 18 deri në 64 vjeç duke pasur parasysh numrin e vogël të personave mbi 65 vjeç që kishin marrë pjesë në provat klinike të fazës 3 të vaksinës së AstraZeneca”, theksoi ai./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Stoku i TVSH është duke u reduktuar”/ Ibrahimaj: Në prill aplikohet online për rimbursimin
Artikulli tjetër“Pagat e mësuesve rritje edhe në mandatin e tretë”/ Rrumbullaku: Punësimi me meritë e librat falas përmirësuan arsimin