Ballina Bota

A do ta bënte Von der Leyen vaksinën AstraZeneca?

BRUKSEL, 16 mars /ATSH-ANSA/ – ”Po” ishte përgjigjja e thatë që Eric Mamer, zëdhënësi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i dha sot medias britanike.

Mamer u pyet sot nga media britanike nëse do ta përdorte presidentja Von der Leyen  vaksinën anglo-suedeze.

”Po”, u përgjigj prerë Mamer.

Kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan, gjithashtu tha se vendet këshillohen të vazhdojnë vaksinimin me vaksinat AstraZeneca.

“Ne do t’i rekomandonim vendet të vazhdojnë vaksinimin me vaksinat AstraZeneca”, theksoi Swaminathan.

Ajo theksoi se këto vaksina janë në përdorim prej disa muajsh dhe se 300 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) gjithashtu tha se përparësitë e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 tejkalojnë rreziqet e saj./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Kina në qendër të bisedimeve Japoni-SHBA
Artikulli tjetërBalla: Vota e emigrantëve më 25 prill është bllokuar nga PD-LSI