Ballina Bota

BM – Eksportet britanike drejt BE në pikiatë

LONDËR, 12 mars /ATSH-DPA/ – Eksportet e mallrave britanike drejt Bashkimit Europian ranë me më shumë se me dy të pestat në janar, pas periudhës së tranzicionit të Brexit.

Të dhënat e reja nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se eksportet e përgjithshme nga Britania e Madhe ranë me 5,6 miliardë paund (6,7 miliardë dollarë) ose një rënie prej minus 19,3%.

”Ajo u nxit nga një rënie e eksporteve të mallrave drejt BE me 5,6 miliardë paund ose 40,7%”, theksoi ONS.

Importet gjithashtu ranë, me 8.9 miliardë paund (21,6%), ndërsa importet nga BE ranë me 6,6 miliardë paund (28%), sipas shifrave.

Fundi i periudhës së tranzicionit përkoi me përhapjen e një lloji të ri të Covid-19 në Britani, duke bërë që shoferëve të kamionëve t’u duheshin teste për të kaluar kufirin./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioneri Celibashi priti në takim delegacionin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut
Artikulli tjetër“Çfarë i duhet Mediut të kandidojë në Tiranë, kur kemi përvjetorin e Gërdecit”/ Spiropali: Ne nuk jemi strehë për persona që fshehin të kaluarën, lista jonë fituese