Ballina Bota

SHBA – Biden firmos planin e stimulit ekonomik

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Joe Biden firmosi sot planin e tij të stimulit ekonomik prej 1,9 trilionë dollarësh, disa orë para se të mbante një fjalim të shumëpritur mbi pandeminë dhe shpresat e lindura nga fushata aktuale e vaksinimit.

“Unë do të flas për të gjitha ngjarjet e vitit të kaluar, por dhe kjo është më e rëndësishmja, unë do të flas gjithashtu për atë që do të vijë më tej”, tha ai një ditë më parë.

“Ka arsye të vërteta për të shpresuar, unë ju premtoj”, këmbënguli Biden.

Pavarësisht kundërshtimit të republikanëve, të cilët denoncojnë shpenzime të tepruara dhe të dobësisht të synuara, demokratët, një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, miratuan të mërkurën planin prej 1,9 trilionë dollarësh, një shumë marramendëse e barabartë me PBB-në e Italisë.

Duke lavdëruar “një fitore historike për amerikanët”, Joe Biden e firmosi këtë tekst nga Zyra Ovale dhe planifikon të shtojë numrin e shteteve për të vizituar me qëllim mbrojtjen e planit të stimulit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlerë rekord shitjeje në ankand për një vepër kriptoartistike
Artikulli tjetër“28 raste në total riinfektimi”/ Manastirliu: Varianti i ri i COVID më agresiv, rrit numrin e infektimeve