TIRANE,13 Shkurt /ATSH/ – Drake me këngën e tij “God’s Plan” po vazhdon të ketë sukses dhe të thyej rekorde . Në javën e tretë në majë të Billboard Hot 100, kënga ”God’s Plan”është bërë kënga e parë që ka tejkaluar 75 milionë dëgjime në SHBA, raporton Billboard.
Këtë javë “God’s Plan” u dëgjua 79.6 milionë herë në SHBA.
Në dy javët e fundit kënga arriti 82.4 dhe 83.3 milionë dëgjime, kurse kjo këngë kryeson edhe në shitjet e këngëve dixhitale, në 17 radio amerikane dhe është në vendin e parë të top listave të Hot R&B dhe Hot Rap.
Kënga po bën historinë që prej publikimit, duke shkatërruar statistikat në Spotify dhe Apple Music ku arriti rekorde ditore dhe debutuese.
https://www.billboard.com/charts/hot-100
/a.alla/ /a.g/























