TOKIO, 9 mars /ATSH-AFP/ – Lojërat e Tokios do të zhvillohen pa spektatorë të ardhur nga jashtë, për shkak të frikës së ldhur me pandeminë e COVID-19, konfirmuan sot mediet japoneze duke cituar zyrtarë të lartë.
“Është rënë dakord (…) që një vendim në lidhje me spektatorët që vijnë nga jashtë do të merret në fund të marsit”, reagoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Sipas Kyodo News, qeveria japoneze tashmë ka arritur në përfundimin se nuk ishte e mundur të lejoheshin mbështetësit që jetonin jashtë Japonisë të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike, për shkak të “shqetësimeve të publikut japonez përsa i përket COVID-19 dhe varianteve të zbuluara në shumë vende.
Sipas të përditshmes” Asahi Shimbun”, IOC i ka kërkuar Japonisë të bëjë përjashtime për mysafirët e huaj të lidhur me sponsorët e konkursit, me qeverinë që merr parasysh kërkesën.
“Siguria do të jetë përparësia kryesore e Lojërave Olimpike”, theksuan organizatorët.
Ngjarja, e cila ishte planifikuar të zhvillohej vitin e kaluar, por është shtyrë për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, është planifikuar të fillojë më 23 korrik dhe të përfundojë më 8 gusht./ /ec/























