Ballina Flash

Shërbimi i ndihmës juridike parësore në të gjithë vendin

TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se funksionimi i Zyrës së Ndihmës Juridike në Pogradec thellon më tepër shtrirjen e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë

Zv.ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta zhvilloi një inspektim ku theksoi rëndësinë e cilësisë së shërbimit të ofruar dhe forcimin e kapaciteteve përmes zhvillimit të trajnimeve fillestare dhe të vazhdueshme për të gjithë ofruesit  e këtij shërbimi.

“Gjithashtu inkurajoj të gjithë qytetarët në kërkim të këshillave ligjore, t’i drejtohen Klinikave të Ligjit pranë IAL-ve, Qendrave të Ndihmës Juridike në rrethe si dhe të dërgojnë pyetjet e tyre në çdo kohë tek  www.juristionline.al ose të telefonojnë në numrin e  pa pagesë 0800 1010”, tha Gjonaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Pazar tepër i ulët”/ Balla: Lista e PD-së, përmbyllje fatale e 30 viteve tranzicioni
Artikulli tjetërKQZ fillon verifikimin e dokumenteve të kandidatëve për deputetë