TIRANË, 5 mars /ATSH/ Deputeti Partisë Socialiste, Ervin Bushati u shpreh se Shqipëria është larg këtyre interferencave populiste të cilat në fakt janë në tërheqje në të gjithë Europën dhe botën.
Në një prononcim për mediet ai tha se, “parti që vijnë nga hiçi, premtojnë qiellin dhe pastaj japin hiçin”.
“Nuk mjafton të vesh shishen e qumështit te radha dhe të gdhihesh kryeministër në qoftë se flet 8 orë më shumë, por vlerësohet ai që bën punën më mirë sepse ndryshe do të vendosej një precedent shumë i keq në demokracinë shqiptare. Mjafton të kapësh për fyti një parti politike, të presësh aty dhe kur të bëhesh kryeministër dhe nuk ka rëndësi sesa punon sepse prapë do të jetë me radhë”, – u shpreh Bushati.
/r.e/























