FOTOGALERI/ Lezhë, vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve mbi 80-vjeç

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Procesi i vaksinimit antikovid po vijon në Lezhë me grupmoshat mbi 80 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve në Lezhë, në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

“Mirëmëngjes dhe me këtë fotoalbum nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, ju uroj një ditë të buzëqeshur”, shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi dje nga afër procesin e vaksinimit të tyre në Lezhë.

Procesi i vaksinimit antikovid po vijon kudo nga veriu në jug ku gjatë ditës së djeshme janë kryer 1014 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime.

Mbi 32 mijë vaksina të “Pfizer” kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, ndërsa pritet të vijojë furnizimi nga kontrata direkte me “Pfizer”, përgjatë muajit mars, prill e në vijim. Ndërsa, nëpërmjet instrumentit COVAX, pritet të mbërrijnë brenda dy javëve të para të marsit, 14 400 vaksina “AstraZeneca” dhe po vijojnë përpjekjet për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave.

/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.