Ballina Flash

“Clubhouse” dyfishon shkarkimet

ROMË, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Clubhouse ka tejkaluar shifrën e tetë milionë shkarkimeve, më 1 shkurt kishte vetëm 3,5 milionë, sipas të dhënave të raportuara nga kompania e analizave “App Annie”.

Nga këto 4,5 milion shkarkime të reja të regjistruara javët e fundit, 2,6 milionë ishin vetëm në SHBA.

Aplikacioni, aktualisht, është i disponueshëm vetëm për iOS, sistemin operativ të “Apple” për iPhone dhe iPad.

Gjatë këtyre dy javëve, personazhe si Elon Musk dhe Mark Zuckerberg i janë ofruar “Clubhouse”-it, duke bërë që adoptimet të kapin majat.

Ndërkohë, sipas raportimeve të fundit nga “Nju Jork Times”, “Facebook” po mendon të nisë një shërbim që do të konkurrojë me platformën vetëm zanore.

Ndërsa “Tëitter” tashmë ka “Clubhouse”-in e tij, që quhet “Spaces”, ku mund të programohen biseda, “hapësira takimi”, me një numër të caktuar dëgjuesish./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVasili: Vdekjet dhe infektimet prej COVID-19 nga më të lartat në botë, asnjë ndihmë nga qeveria
Artikulli tjetërTaksa progresive/ Çdo mësues paguan mbrapsht 22% më pak sesa me taksën e sheshtë