Ballina Bota

ANKARA – Cavusoglu: Nuk do të tolerojmë kërcënime nga askush

ANKARA, 27 korrik  /ATSH-AA/ – Turqia nuk do të tolerojë kërcënime nga askush, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu pas kërcënimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump me sanksione ndaj Turqisë nëse kjo e fundit nuk e lironte pastorin amerikan Andrew Brunson, i ndaluar me dyshimin për lidhje me organizatat terroriste.

“Askush nuk mund ta imponojë Turqinë. Nuk do të tolerojmë kërcënime nga askush”, tha Cavusoglu në rrjetin social Twitter.

“Sundimi i ligjit vlen për të gjithë, pa përjashtim”, tha shefi i diplomacisë turke./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKujdes nga dielli, gabimet që po bëni me kremrat mbrojtës
Artikulli tjetërInvestime në energji – OSHEE projekt të ri në rrjetin 20 kV të Selitës