PARIS, 25 shkurt /ATSH-ANSA/ – Franca do të kërkojnë certifikatën e një tamponi molekular negativ, të realizuar të paktën përgjatë 72 orëve, duke nisur nga e hëna, për të gjithë personat që lëvizin mes Gjermanisë dhe rajonit të Moselles, një prej më të prekurve në Francë nga pandemia e COVID-19.
Një tampon molekular negativ është kërkuar tashmë për çdo person që hyn në Francë nga vendet e BE-së dhe jo për një punonjës transkufitar.
“Përjashtimi nga detyrimi për të paraqitur një tampon molekulare të kryer jo më shumë se 72 orë para hyrjes në territorin kombëtar do të kufizohet vetëm për aktivitetet profesionale”, njoftuan sot ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran dhe nënsekretari për Çështjet Europiane, Clement Beaune, në një deklaratë të përbashkët.
Udhëtarët ndërkufitarë që lëvizin për arsye të tjera, jo profesionale, do të duhet të paraqesin certifikatën e tamponit negativ”, shtojnë ata./ /ec/






















