Ballina Bota

GREQI – Transporti detar paralizohet nga greva e marinarëve

ATHINË, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Një grevë e marinarëve në Greqi bëri që shumica e trageteve të mbeten në porte për të dytën ditë radhazi.

”Ishuj të shumtë që nuk kanë një aeroporte janë shkëputur nga bota e jashtme”, njoftoi televizioni shtetëror grek, ERT, ndërsa sindikatat e detarëve kërcënojnë të zgjasin grevën edhe për 48 orë të tjera.

Sindikatat po kërkojnë paga më të mira dhe mbështetje për kolegët që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë, e cila ka sjellë industritë vitale të transportit dhe turizmit të Greqisë në prag të kolapsit.

Shumë pak turistë preken nga greva, pasi gjithsesi udhëtimi brenda Greqisë është i kufizuar.

Nëse greva vazhdon, do të ketë pasoja për furnizimin me ushqime, veçanërisht në ishujt e vegjël. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpërbëhet edhe LRI në njësinë 9, dy drejtueset e rëndësishme i bashkohen PS, Veliaj: Keni marrë vendimin e duhur
Artikulli tjetërSamiti me mjekët e Diasporës, Manastirliu-Majko: Kontributi juaj i vyer në këtë vit sfidues, thirrje për të kontribuar në ngritjen e modelit të ri të menaxhimit të spitaleve