TIRANE, 24 shkurt /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakëta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-10 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/18 | Diell |
| Kukës | 2/13 | Diell re |
| Lezhë | 2/19 | Diell |
| Dibër | 1/13 | Diell re |
| Durrës | 5/19 | Diell |
| Tiranë | 5/20 | Diell |
| Elbasan | 5/21 | Diell |
| Berat | 2/22 | Diell |
| Vlorë | 5/21 | Diell |
| Korçë | 1/12 | Diell re |
| Gjirokastër | 2/20 | Diell |
| Sarandë | 8/22 | Diell |
/e.m/






















