Ballina Aktualitet

Xhaçka mesazh ngushëllimi për vrasjen e ambasadorit italian

TIRANË, 22 shkurt /ATSH – I. Vata/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllim për familjen e ambasadorit të Italisë i vrarë në Kongo.

Në mesazhin e ngushëllimit, Xhaçka shpreh solidaritetin e thellë për kolegët në Itali për vrasjen e ambasadorit italian në Republikën Demokratike të Kongos.

“Zemrat tona shkojnë drejt familjes së tij dhe familjeve të dy viktimave të tjera të sulmit. Ngushëllimet dhe solidaritetin tim të thellë me kolegët tanë në Itali me kolegët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë”, shprehet ajo.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Spahn: Të vaksinuarit me “AstraZeneca” mund të përdorin një vaksinë të dytë të ndryshme
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ Meta thirrje partive: Kandidatët të jenë me integritet