Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e premte 27 korrik 2018

TIRANE, 27 korrik /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe me intervale kthjellimesh gjatë pjesës së parë të ditës.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak , prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herë pas herëshme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në orët e nxehta të drekës në zonat kodrinore-malore reshjet lokalisht me intensitet deri edhe të lartë dhe në kohë afatshkurtër në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut reshjet do të jenë lokale dhe të dobëta ndërsa brigjet e detit Jon lokalisht do të preken nga reshjet në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-12 m/sek në bregdet. Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.8-2.2 metra.

 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 21/31 diell re shi
Kukës 17/27  diell shi rrufe
Lezhë 20/30  diell psk shi
Dibër 16/25  diell shi rrufe
Durrës 21/30  diell pak shi
Tiranë 21/32  diell re shi
Elbasan 17/30  diell shi rrufe
Berat 18/30  diell shi rrufe
Vlorë 21/29  diell re shi
Korcë 17/23  diell shi rrufe
Gjirokastër 17/30   diell shi rrufe
Sarandë 18/29   diell re shi

 

/e.malaj/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJOHANNESBURG – Presidenti Erdogan takon presidentin rus, Putin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/7/2018