Ballina Flash

Vaksina “Pfizer/BioNTech” e qëndrueshme edhe në temperatura më të larta

NJU JORK, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Vaksina antiCOVID-19 e prodhuar nga “Pfizer” dhe “BioNTech” mund të ruhet, gjithashtu, edhe në temperatura më të larta, sipas të dhënave të reja të siguruara sot nga prodhuesit.

“Vaksina mbetet e qëndrueshme për dy javë në temperatura mes minus 25 gradë dhe minus 15 gradë Celsius”, thanë kompanitë në një njoftim për shtyp.

Deri më tani, vaksina është dashur të ruhet në mes minus 80 dhe minus 60 gradë Celsius, duke çuar në zinxhirë të ndërlikuar furnizimi, për t’u siguruar që ajo të mbahej në temperatura mjaft të ulëta.

Kompanitë prodhuese njoftua se të dhënat e reja janë dorëzuar tashmë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për të rregulluar miratimin e saj të urgjencës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNumri i vaksinimeve kalon numrin e infektimeve të reja/ 1128 të vaksinuar sot në 4 qendrat në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier
Artikulli tjetërSpitali Rajonal Memorial i Fierit/ Rama: Platforma për të filluar pastrimin e sistemit shëndetësor