Ballina Flash

Dita e minierës së Bulqizës/ Ekspozitë me punimet e nxënësve

TIRANË, 16 shkurt /ATSH – I. Vata/ Në bashkinë e Bulqizës është hapur një ekspozitë pikture nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare me rastin e 18 Shkurtit, ditës së minierës së Bulqizës.

Punimet në pikturë, vizatimet me laps, akuarel, pastel dhe kompozimet shpalosin punë e minatorëve në minierës, ku bie në sy gjinia e portretit, kompozimit, apo minierës dhe vagonëve të kromit.

Bashkia e Bulqizës falënderon nxënësve të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kësaj bashkie që morën pjesë në ekspozitën e pikturës “Miniera në penelin e një nxënësi“.

Talente të mrekullueshme u përfaqësuan në ekspozitë nga shkollat pjesëmarrëse, konkretisht shkolla 9-vjeçare “Xhevdet Doda” Bulqizë, shkolla 9-vjeçare “Shefqet Tançi”  Bulqizë, Gjimnazi “Arbëria” Bulqizë, shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Daçi” Shupenzë dhe shkolla e Mesme e Bashkuar “Asllan Keta” Fushë-Bulqizë.

Kjo ekspozitë u organizua nga bashkia Bulqizë me rastin e 18 Shkurtit, ditës së minierës së Bulqizës. Tre punimet më të mira të kësaj ekspozite do të vlerësohen me çmime simbolike të cilat do të ndahen nesër. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk zbatuan masat antikovid, masë administrative për 952 shtetas gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërSHBA – Edhe mungesë uji të pijshëm në Teksas për shkak të motit ekstrem