Ballina Flash

“Facebook” në punë për të krijuar rivalin e “Clubhouse”

ROMË, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Facebook po punon për një produkt të ri të ngjashëm me aplikacionin e njohur “Clubhouse”, raportoi “New York Times” duke cituar disa burime, sipas të cilave rrjeti social i Mark Zuckerberg synon të zgjerohet në forma të reja të komunikimit.

“Clubhouse” është bërë i njohur në javët e fundit, duke u mundësuar anëtarëve të saj të “mblidhen në dhoma” përmes audios dhe për të folur për tema specifike.

Sipas thashethemeve, Zuckerberg është i interesuar për forma komunikimi audio dhe ka biseduar me “Clubhouse” për realitetin virtual.

Para tij, ai u bashkua me platformën e re të Elon Musk./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3982 testime, 881 të shëruar, 1059 raste të reja dhe 14 humbje jetë në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërKryemadhi: Arsimi parauniversitar, pjesë e prioriteteve tona