Ballina Flash

Vdes pianisti legjendar i xhazit, Chick Corea

UASHINGTON, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Pianisti dhe kompozitori legjendar i xhazit, Chick Corea vdiq më 9 shkurt, sipas një deklarate të postuar sot në faqen e tij në Facebook.
Muzikanti 79-vjeçar vdiq nga kanceri.

“Gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij, Chick shijoi lirinë dhe argëtimin që duhej të kishte në krijimin e diçkaje të re dhe në luajtjen e lojërave që bëjnë artistët”, thuhet në postim.

“Ai ishte një burrë, baba dhe gjysh i dashur, një këshilltar dhe mik i shkëlqyer për kaq shumë persona”, shtohet në të.

Corea fitoi 23 Grammy gjatë gjithë karrierës së tij.

“Unë dua të falënderoj të gjithë ata gjatë udhëtimit tim që kanë ndihmuar në mbajtjen ndezur të zjarrit të muzikës”, ka shkruar dikur ai.

“Shpresoj që ata që kanë në mendje për të luajtur, shkruar, interpretuar ose diçka ndryshe, ta bëjnë këtë. Nëse jo për veten tuaj, për pjesën tjetër prej nesh. Bota ka nevojë jo vetëm për më shumë artistë, por edhe për më shumë argëtim”, shton Corea./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat nga renta minerare bien me mbi 30 %, ndikim rënia e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare dhe ulja e eksporteve
Artikulli tjetërJep dorëheqjen kreu i Lojërave Olimpike