Ballina Flash

Jep dorëheqjen kreu i Lojërave Olimpike

TOKIO, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Yoshiro Mori, presidenti i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike të Tokios, njoftoi sot dorëheqjen pas pakënaqësive të shkaktuara nga deklaratat me konotacion gjinor javën e kaluar, por çështja e pasardhësit të tij nuk është vendosur ende.

“Deklaratat e mia të papërshtatshme kanë shkaktuar shumë shqetësime (…). Unë dëshiroj të heq dorë nga presidenca sot”, theksoi Mori, 83 vjeç, në një takim të këshillit ekzekutiv Tokyo-2020.

“Ajo që është e rëndësishme, është organizimi i Lojërave Olimpike në korrik. Nuk duhet që prezenca ime të bëhet një pengesë për këtë objektiv”, deklaroi ai, ish-kryeministër i Japonisë (2000-2001).

Presidenti i komitetit organizativ të Lojëra Olimpike të Tokios, Mori deklaroi javën e kaluar se gratë flisnin shumë gjatë takimeve.

Ai kërkoi falje të nesërmen duke përjashtuar fillimisht dorëheqjen. Por, një lumë kritikash pasoi në Japoni, ashtu dhe jashtë vendit. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVdes pianisti legjendar i xhazit, Chick Corea
Artikulli tjetërBRUKSEL – Paketa e rimëkëmbjes prej 700 miliardë eurosh merr miratimin përfundimtar