Ballina Aktualitet

Topalli: Basha shkatërroi opozitën

TIRANË, 10 shkurt /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim dhe ish- nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topallit akuzon Lulzim Bashën se shkatërroi opozitën.

Në reagimin e saj Topalli shprehet se, “në çdo vend të botës problemi është qeveria. Në rastin tonë përsëri bëjmë përjashtim. Tek ne përveç qeverisë dhe problemeve të saj, është problem vetë drejtuesi i opozitës”.

“Njeriu që shkatërroi opozitën dhe e përgjysmoi në numra në mandatin e parë; që i dhuroi qeverisë të gjitha mandatet e deputetëve opozitarë; që i fali të gjitha këshillat bashkiakë e bashkë me ta të gjitha bashkitë në mandatin e dytë. Ai, që për 8 vite nuk rreshti duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën e që tani po hyn si pa të keq në zgjedhje pikërisht me Edi Ramën, është rasti politik më i çuditshëm në botë”, tha ajo.

“Problemi nuk ndalet këtu. Sa më shumë rritet pakënaqësia ndaj Edi Ramës, aq më shumë bie edhe Lulzim Basha”, përfundon reagimin e saj Topalli. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrinci Charles dhe dukesha Camilla vaksinohen kundër COVID-19
Artikulli tjetërGjirokastër/ “Sa u tund jeta”, aktivitet kushtuar desidentes Musine Kokalari