Ballina Ekonomi

Shqipëri-Kinë/ Grup të përbashkët pune për bashkëpunim e investime

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, nënshkroi së bashku me ministrin e Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës, Wang Wentao, memorandumin e mirëkuptimit për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkëpunim e investime, në kuadër të nismës së përbashkët “Një Brez, Një Rrugë”.

Ky memorandum synon promovimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përmirësuar mekanizmin e bashkëpunimit për investime nën kuadrin e komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

Kjo nismë u vlerësua edhe në samitin e 9-të të liderëve të “Nismës për bashkëpunim Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, 17+1” në formatin virtual.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 221 të shëruar dhe 307 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërVeliaj: Luli dhe Mona na sollën në Tiranë ekipin e humbësve; duan që populli të harrojë Gërdecin, 21 Janarin dhe bllokun e Ilir Metës