Ballina Flash

72 183 familje kanë përfituar bonusin e bebes

TIRANË, 8 shkurt/ATSH – A. Fortuzi/ 72 183 fëmijë që kanë gëzuar familjet e tyre nga viti 2019 e në vijim kanë përfituar bonusin e bebes.

Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ku thekson se kjo është një mbështetje direkte e qeverisë përmes Programit të Mbrojtjes Sociale.

“Një shpërblim financiar për fëmijët dhe familjet në masën: 40 000 lekë për fëmijën e parë 80 000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim”, shprehet Manastirliu.

Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Shtohen viktimat nga COVID-19, 307 në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërAnaliza vjetore e DPAP/ Kushi: Vëmendja jonë është sigurimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës