Ballina Flash

MAS publikon datat për zhvillimin e provimeve të maturës

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohen provimet e Maturës për vitin 2021.

Sipas udhëzimit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet me datë 3 qershor, ndërsa provimi i Letërsisë do të zhvillohet më datë 7 qershor.

Për lëndën e Matematikës provimi është vendosur që të zhvillohet me datën 11 qershor dhe lënda me Zgjedhje do të zhvillohet me datën 15 qershor.

Provimet do të zgjasin 2 orë e 30 minuta dhe do të nisin në orën 10:00.

Më poshtë udhëzimi i plotë i MAS:

UDHEZIM-NR-3-DT-8-2-2021

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSekuestrohen mallra kontrabandë në doganën e Shkodrës
Artikulli tjetërMitsotakis kritikohet për mosrespektimin e rregullave të kufizimit