Ballina Flash

Emiratet e Bashkuara Arabe, përkushtim për bashkëpunim me Kosovën

PRISHTINË, 4 shkurt/ATSH/- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadoren jo-rezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi.

Hoti e falënderoi ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Në një komunikatë për media të Kryeministrisë thuhet se “Hoti shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës”.

Hoti dhe ambasadorja Alshamsi u pajtuan se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Hoti: Viti duhet të përmbyllet me liberalizim të vizave
Artikulli tjetërQeveria e Kosovës ndan 10 mijë euro për Kalanë e Ulqinit dhe 200 mijë euro për komunën e Bujanovcit