Ballina Bota

BRUKSEL – NATO dhe BE përshëndesin rinovimin e traktatit New START

BRUKSEL, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – NATO dhe Bashkimi Europian mirëpritën sot zgjatjen me pesë vjet të “New START”, një traktat ruso-amerikan për kontrollin e armëve bërthamore.

“Ky është fillimi, jo fundi, i një përpjekjeje për të adresuar kërcënimet bërthamore”, thanë në një deklaratë të përbashkët 30 aleatët e NATO-s, duke  theksuar se marrëveshja kontribuon në stabilitetin ndërkombëtar.

Traktati “New START” hyri në fuqi në 2011, duke vendosur një marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë për kontrollet mbi rezervat e armëve dhe lejimin e inspektimeve reciproke.

Ai pritej të skadonte më 5 shkurt, por u rinovua në minutën e fundit nga presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIsh-futbollisti Alban Tafaj i bashkohet PS-së, në mandatin e tretë do bëjë akoma më shumë për sportin
Artikulli tjetërGjermania dyfishon kërkesën për burimet e riciklueshme