Ballina Flash

”Harley-Davidson” me humbje katastrofike

UASHINGTON, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Kompania e famshme e prodhimit të motoçikletave ”Harley-Davidson” Inc (HOG) raportoi se humbja neto e tremujorit të katërt ishte 96,40 milionë dollarë, krahasuar me të ardhurat neto nga viti i kaluar.

Analistët e intervistuar nga ”Thomson Reuters” kishin pritur që kompania të raportonte fitime për tremujorin.

Edhe të ardhurat nga motoçikletat dhe pjesët e këmbimit për tremujorin ranë ndjeshëm, kryesisht për shkak të dërgesave më të ulëta me shumicë nga viti i kaluar./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapet Këndi Arkivor edhe në Sarandë/ Bido: Kënde të tjera arkivore në jugun e Shqipërisë
Artikulli tjetërQëndrueshmëria fiskale dhe rritja ekonomike/ “Ligjet” miratojnë marrëveshjen me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim