Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 2 shkurt 2021

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare dhe zonën jugore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Më pas reshjet do të jenë me intensitet mesatar mbeten vetëm në qarkun e Vlorës. Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Parashikohet prezencë reshjesh të dobëta dëbore në majat e maleve si dhe mjegull / mjegullinë e përkohshme për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 1-12 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 me lartësi vale 1.5-1.7 m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/13 re shi diell
Kukës 6/10 re shi diell
Lezhë 9/13 re shi diell
Dibër 4/10 re shi diell
Durrës 8/16 re shi diell
Tiranë 9/15 re shi diell
Elbasan 7/15 re shi diell
Berat 7/15 re shi diell
Vlorë 9/16 re shi diell
Korçë 2/10 re shi diell
Gjirokastër 8/15 re shi diell
Sarandë 7/16 re shi diell

 

/e.m//a.a/

                                     

                                            

                 

           

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Eurostat: Papunësia në BE më e lartë se në 2019
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/02/2021