BRUKSEL – Eurostat: Papunësia në BE më e lartë se në 2019

BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-DPA/- Shkalla e papunësisë në zonën e euros mbeti e pandryshuar në dhjetor, i krahasuar me nëntorin, duke u vendosur në 8,3 %, por vazhdon të jetë më e lartë se norma e vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare të lëshuara sot nga zyra e statistikave e Bashkimit Europian, Eurostat.

“Ky është një kërcim prej gati 1 pikë përqindje, duke e krahasuar me vitin e kaluar”, raportoi agjencia.

“Në dhjetor 2019, shkalla e papunësisë e Bllokut prej 19 anëtarësh qëndroi në 7,4 %”, shtoi Eurostat.

Kjo do të thotë se 16 milionë burra dhe gra janë zyrtarisht të papunë në të gjithë Bllokun dhe 13,7 milionë në eurozonë.

Pothuajse dy milionë më shumë persona rezultuan të papunë në BE në vitin 2020, i krahasuar me të njëjtin muaj në 2019.

Për zonën e euros, ky përbën një kërcim prej 1,5 milionë personash./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.