TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ KESH po vijon të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjetike të kaskadës si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.
KESH bën të ditur se “shkarkimet nga porta HEC Vau Dejës janë ulur nga 500 m3/s në 400 m3/s”. Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1660 m3/s”.
KESH informon se shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: në HEC-in e Fierzës, 390 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat; në HEC-in e Komanit 678 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat, në HEC Vau Dejës – 442 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat”.
Nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: HEC Fierzë 292.14 mmnd, (kuota max. 296 mmnd); HEC Koman 169.62 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd); HEC Vau i Dejës 73.03 mmnd (kuota max. 76 mmnd).
Ndërsa prodhimi ditor në të tre HEC-et është: HEC Fierzë, 7.233 MWh; HEC Koman, 13.733 MWh dhe HEC Vau i Dejës, 4.512 MWh.
KESH sqaron se prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin. /r.e/












