Ballina Flash

Italia rekomandon AstraZeneca vetëm për grupmoshën 18-55 vjeç

ROMË, 31 janar /ATSH-DPA/ – Agjencia italiane e ilaçeve, AIFA, ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca, vetëm për ata të moshës midis 18 dhe 55 vjeç.

”Të dhënat e disponueshme treguan një efektshmëri më të ulët se dy vaksina të miratuara tashmë, ndërkohë që ilaçi mund të forcojë fushatën e vaksinimit në Itali”, tha AIFA.

Të dhënat e deritanishme kishin treguar një “shkallë pasigurie” se sa efektive ishte vaksina britaniko-suedeze për njerëzit mbi 55 vjeç.

Kjo pjesë e popullsisë ishte e përfaqësuar dobët në studimet e deritanishme, megjithëse atje ishte vërejtur një përgjigje e mirë e antitrupave.

”Të moshuarve ose njerëzve me sëmundje bashkëshoqëruese duhet t’u jepen vaksina të tjera, të llojit mARN”, sipas AIFA-s./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ndryshe nga ç’flet ansambli i gjumit”/ Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, familja Maloku: Qeveria na u gjend që në orën e parë
Artikulli tjetërVeliaj në Kavajë, thirrje fermerëve: Merrni kartën e naftës, mundësi për investim dhe rritje të aktivitetit tuaj