Ballina Ekonomi

Ratifikohet marrëveshja me Luksemburgun për shmangien e tatimit të dyfishtë

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ratifikoi  marrëveshjen me qeverinë e Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.

Marrëveshja fillestare mes dy vendeve është nënshkruar në Tiranë në vitin 2009.

Pala luksemburgase i propozoi palës shqiptare një protokoll të ri ndryshimi të marrëveshjes, i cili ka për qëllim sigurimin e disa standardeve për të luftuar erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimeve (BEPS – Base Erosion and Profit Shifting), në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilit tashmë është dhe vendi ynë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfitues nga Programi IPARD II / Fermeri Prenga ndërtoi një pikë moderne grumbullimi për prodhimet bujqësore në Maliq
Artikulli tjetërTURQI – Cavusoglu: Shpresoj që Biden të rikthehet në marrëveshjen bërthamore