LONDËR, 28 janar /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe njoftoi sot mbylljen e kufijve për jorezidentët që mbërrijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain, që është shumë i njohur për turistët, në mënyrë që të shmanget importimi i një varianti të koronavirusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut.
Ndalimi, që përfshin gjithashtu Ruandan dhe Burundin, do të hyjë në fuqi që prej të premtes”, theksoi Ministria e Transporteve në një komunikatë.
Kjo masë nuk përfshin shtetasit britanikë dhe irlandezë, as personat rezident në Britaninë e Madhe, që duhet të vendosen pas rikthimit në vend në një karantinë 10 ditore.
Fluturimet direkte nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndalohen gjithashtu./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












