Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore dhe masat antiCOVID/ 497 inspektime në të gjithë vendin

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, në zbatim të planit të punës por edhe si pjesë e taskforcës antiCOVID.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 14 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit të dezinfektimit si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 10,266 kg produkte ushqimore.

Në zbatim të urdhrit për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antiCOVID-19, inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 260 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet.

Gjithashtu u realizua këshillimi i përfaqësuesit të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra dhe këshillimi i qytetarëve në rrugë mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Parlamenti Europian kërkon më shumë kohë për ratifikimin e marrëveshjes postBrexit
Artikulli tjetërCOVID-19 – Vaksina e Novavax efikase me 89%