UASHINGTON, 28 janar /ATSH-AFP/ – Provat klinike të vaksinës kundër COVID-19 të Novavax kanë treguar një efikasitet prej 89,3%, konfirmoi kompania bioteknologjike amerikane, në një komunikatë duke publikuar rezultatet e provave të fazës tre, që përfshinte më shumë se 15 000 persona.
“NVX-CoV2373 ka potencial për të luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e kësaj krize shëndetësore publike botërore”, konfirmoi drejtuesi i kompanisë Stanley Erck.
Por lajmi pozitiv u kompensua nga njoftimi i përbashkët se vaksina është shumë më pak efektive kundër variantit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, të cilin shkencëtarët e konsiderojnë si më ngjitës./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












