Ballina Flash

Shkodër/ Përmbyllet me sukses riparimi i argjinaturës së dëmtuar të Dajçit

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Në Dajç të Shkodërs u riparua me sukses argjinatura e dëmtuar, e cila rrezikonte përmbytjen e banesave përreth.
Lajmi u bë i ditur nga prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e cila theksoi se “në këtë operacion tejet të vështirë ku morën pjesë struktura, të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, strukturat e bashkisë, kompanitë e ndërtimit, strukturat e ushtrisë u bë e mundur zgjidhja emergjente e parandalimit të mëtejshēm të rrjedhës së ujit”.
“Ndërhyrja e strukturës speciale e barrierave mbrojtëse në kushte shumë të vështira nën presionin e ujit bënë të mundur ndalimin e ujit duke mundësuar ndërhyrjen e mjeteve të tjera të strukturave të Drejtorisë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit dhe bashkisë Shkodër”, – tha Angoni.
Në këtë operacion, morën pjesë, 20 forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, me barriera mbrojtëse rreth 100m, një skaf dhe dy mjete transportuese, 2 mjete transporti, 20 forca nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit 20 forca dhe dy mjete vetshkarkuese dhe 1 ekskavator, 30 forca të ushtrisë, 8 kamionë nga bashkia Shkodër dhe tri fadroma, si dhe strukturat e ushtrisë me 2 mjete vetëshkarkuese, 2 mjete transporti, rreth 20 forca të ushtrisë.
Prefektja Angoni u shpreh se “situata për momentin është normalizuar dhe është bërë zgjidhje emergjente, ndërkohë po punohet për të bërë një zgjidhje definitive nga Ministria e Bujqësisë që ishte e pranishme në vendin e argjinaturës”./k.s/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Vonesa e vaksinave nga AstraZeneca alarmon Bashkimin Europian
Artikulli tjetërStrategjia e zhvillimit/ Rezerva valutore do të investohet në instrumente të reja financiare