Ballina Flash

Google kërcënon me heqjen e motorit të kërkimit në Australi

KALIFORNI, 23 janar /ATSH-AA/ – Kompania Google ka kërcënuar se do të tërheqë motorin e saj të kërkimit në Australi për shkak të polemikave me ligjin e propozuar për media në vend.

Në seancën dëgjimore të Senatit, drejtoresha menaxhuese e kompanisë Google në Australia dhe Zelandë të Re, Mel Silva, argumentoi se ligji i propozuar për media është i pazbatueshëm në formën e tij aktuale dhe se nëse drafti i kodit kthehet në ligj, ai do të prek jo vetëm kompaninë Google, por edhe publikuesit e vogël, kompanitë dhe miliona australianë që përdorin shërbimet e saj çdo ditë.

“Të lidhur me rrezikun e pamenaxhueshëm financiar dhe operacional nëse ky version i Kodit kthehet ligj, nuk do të na japë zgjidhje tjetër përveç ndalimit të ‘Googe Search’ në Australi”, u tha Silva ligjvënësve.

Ajo u paraqit para Komitetit të Legjislacionit Ekonomik të Senatit, i cili në një seancë dëgjimore publike shqyrton rregulloren e re të propozuar, Kodin e Marrëveshjeve për Mediat e Lajmeve.

Në prill të vitit të kaluar, Australia zbuloi planet për të detyruar gjigandët e teknologjisë të paguajnë mediat për përmbajtjet e tyre.

Të martën, edhe SHBA kërkoi nga Australia të tërhiqet nga ligji i saj i propozuar kundër kompanive Facebook dhe Google.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi, takim me banorët e Zall Bastarit: Zgjedhje selektive në rindërtimin e shtëpive
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3513 testime, 489 të shëruar, 786 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit