TIRANË, 16 janar/ATSH- A. Fortuzi/- Në Bashkinë e Durrësit vijon me intensitet puna për të mbajtur në gatishmëri të plotë infrastrukturës kulluese, për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur situatat emergjente që sjellin reshjet intensive.
Grupet e punës kanë nisur të shtunën në mëngjes pastrimin e kanalit të ujërave të larta në Porto Romane.
Bashkia e Durrësit në njoftimin e publikuar thekson se kanali i ujërave të larta në Porto Romano po pastrohet tërësisht nga shkurret dhe mbeturinat.
Gjithashtu, janë rehabilituar dhe pastruar nga ndërmarrja Rruga dhjetëra kilometra kanale në të gjitha njësitë administrative.























