Ballina Flash

Dëborë në Përrenjas/ Të gjithë rrugët e fshatrave të kalueshme

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Përgjatë gjithë ditës së sotme bashkia e Përrenjasit është angazhuar që mos krijohen probleme nga dëbora e rënë.

Specialistët e bashkisë informojnë se fshatrat më të largëta kanë qenë në vëmendje për të mos u izoluar nga dëbora dhe ngrica dhe lëvizja të vazhdojë normalisht.

Në rrugët e fshatrave është hedhur kripë duke bërë që rrugët të jenë të gjitha të kalueshme duke mos krijuar probleme për banorët e zonë.

“Fshatrat në njësitë administrative deri më tani nuk paraqesin as një problem kjo edhe falë ndërhyrjes së menjëhershme nga Drejtoria e Punëve Publike duke hedhur kripë në fshatra të largëta si Pishkash Veri, Bardhaj, Rrajcë-Skënderbej, Stravaj, ndërhyrje ka pasur edhe në fshatra të tjera, duke bërë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme”, informon bashkia Përrenjas. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulohet pse ilaçi i kancerit të fshikëzës vepron vetëm në 40 % të pacientëve
Artikulli tjetërGJERMANI – Von der Leyen: Të rifreskojmë marrëdhëniet diplomatike me SHBA