Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 16 janar 2021

TIRANE, 16 janar /ATSH/ -Moti sot parashikohet të nisë i kthjellët në zonën e qendrës dhe atë të veriut si dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonën e jugut.

Deri në orët e mesditës në zonën e jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në relievet kodrinore-malore në lartësitë mbi 500 metër do të ketë reshje dëbore.

Pas orëve të mesditës mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim mesatare deri e fortë dhe me rrahje në bregdet, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.

 

  Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/7 Diell
Kukës -3/2 Diell
Lezhë 0/6 Diell
Dibër -6/0 Diell
Durrës 2/8 Diell
Tiranë 0/8 Diell
Elbasan -1/7 Re diell
Berat -1/8 Re diell
Vlorë 1/10 Shi diell
Korçë -4/2 Borë diell
Gjirokastër -1/8 Shi/borë diell
Sarandë 2/11 Shi diell

 

/e.m/

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“10- fish më shumë legalizime se në 2013/ Lame: Në 8 zona të jugut ka nisur procesi i regjistrimit fillestar të pronave
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/01/2021