Ballina Bota

BERLIN – Destatis: Ekonomia gjermane u tkurr në vitin 2020

BERLIN, 14 janar /ATSH-DPA/ – Ekonomia gjermane është tkurrur me një ritëm dramatik vitin e kaluar, pasi fillimi i kufizimeve të ashpra për të luftuar një valë të rasteve të koronavirusit shkaktoi një krizë ekonomike.

Analistët e Zyrës Federale të Statistikave (Destatis) deklaruan se ”ekonomia më e madhe e Europës u tkurr me 5,1% vitin e kaluar 2020, pasi u rrit 0,6% në 2019.

Analistët gjithashtu rishikuan parashikimet e tyre të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Veçanërisht, sektori kryesor i prodhimit të vendit pritet të ketë kompensuar një rënie në sektorin e shërbimeve, me sektorë të kërcënuar ashpër nga bllokimi i filluar në mars dhe prill.

Prodhimi gjithashtu u përjashtua kryesisht nga masat e fundit të prezantuara në nëntor dhe u zgjat deri në fund të Janarit, me masat e koronavirusit që synonin kryesisht sektorin e shërbimeve dhe bizneset familjare. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNafta falas për fermerët, nesër nisin aplikimet/ Braçe: Kostoja e punës në bujqësi nuk ka qenë kurrë më e ulët
Artikulli tjetërFiskalizimi/ Ibrahimaj: Sistemi synon minimizimin e kontrolleve fizike tek tatimpaguesit