Ballina Bota

ITALI – Dorëheqja e dy ministrave kërcënon qeverinë e Conte

ROMË, 13 janar /ATSH-AFP/ – Dorëheqja e dy ministrave të një partie të vogël koalicioni në pushtet në Itali sot kërcënon qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte, që nuk ka më siguri për shumicën në parlament.

Kreu i Italia Viva, ish-kryeministri Matteo Renzi, njoftoi gjatë një konference të pritur për shtyp, pasdite vonë, dorëheqjen e dy ministrave të tij: Teresa Bellanova (Bujqësi) dhe Elena Bonetti (Familja).

Pa 18 senatorë të Italia Viva, qeveria e drejtuar nga Conte do të ketë nevojë për mbështetje të re në Senat, megjithatë shumica e saj është mjaft e madhe në Dhomën e Përfaqësuesve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNafta falas/ Ekonomi në Vlorë, nis trajnimi i ekspertëve që do ndihmojnë fermerët të aplikojnë në e-Albania
Artikulli tjetërOPDAT asistencë ILD-së në forcim kapacitetesh dhe ekspertizë profesionale