Ballina Bota

BM – Johnson: Sjellja e Trump plotësisht e gabuar

LONDËR, 7 janar /ATSH-DPA/ – Sjellja e kohëve të fundit e Donald Trump ka qenë plotësisht e gabuar, tha sot kryeministri britanik, Boris Johnson, duke e akuzuar Trumpin se i kishte nxitur mbështetësit e tij me akuza të pabazuara për mashtrim zgjedhor, duke i inkurajuar ata të marshojnë për në Capitol Hill.

“Sikurse sugjeroni, përsa i përket inkurajimit të njerëzve të sulmojnë Capitol-in, përsa kohë që presidenti amerikan vazhdimisht ka hedhur dyshime mbi rezultatin e një zgjedhjeje të lirë dhe të ndershme, unë besoj se kjo sjellje ka qenë krejtësisht e gabuar, ajo që presidenti Trump ka thënë për këtë është plotësisht e gabuar”, tha ai gjatë një konferencë për shtyp në Downing Street.

“Unë e dënoj pa rezerva inkurajimin e njerëzve për t’u sjellë në mënyrën e turpshme që ata bënë në Kapitol”, theksoi kreu konservator.

Johnson shtoi se ishte shumë i kënaqur që Joe Biden tashmë ishte konfirmuar si presidenti i ardhshëm i SHBA-së./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat antiCOVID dhe siguria ushqimore/ 574 inspektime dhe monitorime në vend
Artikulli tjetërVeliaj-Bashës: Hipokrizi të dënosh dhunën në Uashington dhe ta inkurajosh në Tiranë sa herë humbet