Ballina Flash

iTunes dhe iPhone festojnë ditëlindjet

KALIFORNI, 6 janar /ATSH-ANSA/ – iTunes mbush 20 vjeç dhe iPhone 14 vjet. Programet e njohur të Apple janë ato që revolucionarizuan jetën tonë.

Programet u prezantuan nga Steve Jobs gjatë MacWorld, ngjarja që kompania Cupertino organizon çdo vit për të prezantuar programe dhe pajisje të reja, më 9 janar 2001 dhe më pas më 9 janar 2007.

iTunes (dhe më vonë iTunes Store) ndryshoi mënyrën se si njerëzit dëgjojnë këngë.

Këngët në format dixhital dhe aftësia për të krijuar një bibliotekë muzikore shënuan fundin e CD-ve.

Nga ana tjetër iTunes filloi të vjetërohej me mbërritjen e shërbimeve të dëgjimit streaming siç është ”Spotify”.

Aq sa Apple vendosi të mbyllë platformën në 2019, duke e ndarë atë në tre aplikacione që ofrojnë tre faza të ndryshme për muzikë dixhitale, filma dhe podcast (Apple Music, Apple TV dhe Apple Podcasts).

IPhone, i prezantuar 14 vjet më parë, ka lëvizur gjithnjë e më shumë në botën e përmbajtjes, aplikacioneve dhe shërbimeve online, thelbësore në këto muaj të Covid-19./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA apelon vendimin e ekstradimit të Assange
Artikulli tjetërTatimi mbi të ardhurat/ Braçe: Të jetë i drejtë dhe i pagueshëm për secilin