Ballina Aktualitet

Basha: Koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë

TIRANË, 6 janar/ATSH – I. Vata/ “Koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë”, deklaroi sot Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ndërsa thekson se Edi Rama është vetëm për vete.

Nëpërmjet një videoje të publikuar, Basha shprehet se: “Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

“Ju kujtohet kur Edi Rama premtoi uljen e borxhit publik, krejt e kundërta, prej 2013 borxhi u rrit me 3,25 miliardë euro. Rama ka dështuar. Shqipëria është sot më e varfër. Nëse këtë nuk e ndalim sot fëmijët dhe nipërit tanë do të punojnë gjithë jetën e tyre për të shlyer borxhet që merr kjo qeveri. Ne kemi një plan konkret. Ne do t’i kthejmë Shqipërisë shpresën”, thuhet në videon e publikuar nga Basha. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Ujit të Bekuar për besimtarët ortodoksë
Artikulli tjetërShitja e makinave të reja në 2020 më e ulëta e nëntë viteve të fundit