Ballina Flash

Shitja e makinave të reja në 2020 më e ulëta e nëntë viteve të fundit

TOKIO, 6 janar /ATSH-AA/ – Shitja e automjeteve të reja në Japoni vitin e kaluar ka arritur nivelin më të ulët që nga viti 2011.

Unioni i Tregtarëve të Automjeteve në Japoni (JADA) në raportin vjetor të publikuar vuri në dukje se shitjet e automjeteve të reja në vitin 2020 kanë rënë për 11,5 % në krahasim me një vit më parë.

Megjithëse industria e automjeteve pa një rimëkëmbje afatshkurtër pas gjendjes së jashtëzakonshme që përkoi me periudhën prill-maj, kompanitë japoneze pësuan humbje të shitjeve gjatë gjithë vitit.

Sipas raportit, prodhuesit e automjeteve shitën 4.598.615 automjete të reja në të gjithë vendin vitin e kaluar, duke përfshirë mini makina me vëllime të motorëve deri në 660 cc. Nëse nuk përfshihen automjetet mini, shitjet u ulën me 12,3 % në 2 880 527.

Krahasuar me vitin e kaluar, Toyota pa një rënie prej 5,8 % të shitjeve, ndërsa rivalët e saj përjetuan humbje me përqindje dyshifrore. Në të njëjtën periudhë, Mitsubishi pësoi humbje prej 41,3 % dhe Nissan 27,5 %.

Në recesionin ekonomik të vitit 2011, kur ndodhi katastrofa e tërmetit dhe cunamit në verilindje të vendit, shitjet ranë me 15,1 % dhe 4.210.000 automjete të reja ishin shitur në të gjithë vendin. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë
Artikulli tjetër100 km/h për 1,69 sekonda? Trilli shkencor japonez!