Ballina Flash

Yjet që do të festojnë 50-vjetorin këtë vit

MILANO, 6 janar /ATSH-ANSA/ – Viti 2021 do të jetë viti gjatë të cilit shumë prej figurave të fushave të ndryshme do të festojnë 50-vjetorin.

Këngëtarja italiane, Xhorxhia ka lindur më 26 prill në Romë, ka shkruar mbi 100 këngë të dhe ka shitur mbi 7 milionë kopje.

Ajo ka fituar gjithçka, që nga Festivali i Sanremos, dhe është një nga interpretueset më të dashura për italianët.

Po ashtu, edhe aktori i njohur Stefano Accorsi, i famshëm në Francë për dashurinë e gjatë me Laetitia Casta, nga e cila dashuri lindën Orlando dhe Athena.

Raoul Bova, edhe ky do të mbushë 50 vjeç. Së fundmi ka rrëfyer për pasionin e tij për notin.

Tashmë me dy nominime për Oscar, edhe Jeremy Renner (7 janar) do të mbushë 50 vjeç këtë vit.

Edhe aktorja Sofia Coppola mbush 50 vjeç më 14 maj.

Midis 50-vjeçarëve të 2021 të famshëm janë edhe Enzo Miccio, Mark Whalberg, Max Biaggi, Luca Bizzarri, Sacha Baron Cohen, Winona Ryder, Ricky Martin, Jared Leto dhe Ewan McGregor./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkollat rinisin mësimin më 11 janar
Artikulli tjetërBitcoin prek një rekord të ri prej 35 842 dollarësh